Mourinho kërkon Willianin te Tottenhami

Prishtinë | 25 Shk 2020 | 11:28 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho është duke insistuar në transferimin e futbollistit brazilian të Chelseat, Willian, shkruan “Daily Star” .

Tottenhami pritet të bëjë ofertë për Willianin 31-vjeçar. Willian ka kontratë me Chelsean deri në verë dhe bisedimet për vazhdim të kontratës me Chelsean kanë stagnuar në javët e fundit.

Willian është lojtar i rëndësishëm i Chelseat. Sulmuesi anësor këtë stinor ka luajtur 33 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar pesë gola e asistuar pesë herë. Willian te Chelsea gjendet që nga vera e vitit 2013 kur u transferua nga Anzhi për 35 milionë euro.

Të ngjashme