Mourinho konfirmon lëndimin afatgjatë të Pogbas

Prishtinë | 29 Sht 2017 | 16:09 | Nga

Jose Mourinho ka konfirmuar se lëndimi i mesfushorit francez, Paul Pogba, nuk është i vogël, por afatgjatë.

Francezi Pogba është lënduar gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Baselit, të cilën e la në gjysmë pasi nuk mundi ta vazhdoj.

Lëndimi i tij nuk u duk i madh dhe pritej të kthehet së shpejti për ta ndihmuar skuadrën nga Old Trafford.

Megjithatë, trajneri i Djajve të Kuq, Mourinho ka konfirmuar se francezi është ndër mungesat afatgjata në skuadrën e tij dhe nuk do të luaj në ndeshjen e nesërme të Ligës Premier ndaj Crystal Palace.

“Pogba është i lënduar, ai nuk mund të luajë nesër”, ka thënë fillimisht Mourinho në konferencën për shtyp para ndeshjes.

“Lëndimi i tij nuk është sikurse i Antonio Valencias dhe Phil Jones, për të cilët kam shpresa”.

“Për ta, kam shpresën që t’i shoh duke u trajnuar dhe dua të kem së shpejti një përgjigje pozitive për disponueshmërinë e tyre”.

“Por për dëmtime afatgjata nuk mund të flas. Kështu që për Ibran, Pogban dhe Rojon nuk mendoj më”, përfundoi trajneri italian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme