Mourinho kujton momentin magjik, kur Interi eliminoi Barcelonën në Ligën e Kampionëve

Prishtinë | 28 Pri 2021 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Në këtë ditë 11 vjet më parë, Interi u kualifikua në finalen e Ligës së Kampionëve pas një humbje 1-0 kundër Barcelonës dhe Jose Mourinho e ka kujtuar atë ditë.

Nerazzurrët kishin mposhtur katalunasit 3-1 në San Siro javën e kaluar dhe arritën të kualifikoheshin në finale falë një humbjeje 1-0 në Camp Nou 11 vjet më parë.

Mourinho ishte në krye të asaj skuadre historike të Interit që fitoi Ligën e parë të Kampionëve në 44 vjet dhe përfundoi sezonin me tre trofe.

Trajneri portugez e ka kujtuar atë natë me një mesazh në mediat sociale.

“Camp Nou. 28 prill 2010. Momenti kur adrenalina dhe lumturia të bëjnë një sprinter”, shkroi ‘Special One’ në profilin e tij në Instagram.

Ky postim dhe kujtim i portugezi mori mijëra mesazhe nga tifozët e Interit.

Mourinho u largua nga Interi pas finales së Ligës së Kampionëve atë sezon dhe ish-drejtori i Interit Ernesto Paolillo pranoi se ai kurrë nuk do ta falte atë për takimin me presidentin e Real Madrid, Florentino Perez, menjëherë pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme