Mourinho: Mendoj se Pogba do të qëndrojë në Man United

Prishtinë | 10 Maj 2018 | 09:03 | Nga

Mourinho dëshiron që Pogba të qëndrojë në “Old Trafford”.

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka harruar problemet me Paul Pogban. Ai dëshiron që mesfushori francez të qëndrojë në Old Trafford edhe sezonin e ardhshëm dhe është i bindur se kështu do të ndodhë.

“Mendoj se ai do të qëndrojë këtu sezonin e ardhshëm”, tha Mourinho para ndeshjes me West Ham. “Kjo është ndjenja ime”.

“Mund të ju garantoj se unë nuk dua që ai të largohet. Mund të ju garantoj se klubi nuk do që ta shesë atë. Mund të ju garantoj se nuk ka pasur ndonjë tentim nga ai, nga agjenti apo ndonjë klub”.

“Kështu që, në këtë moment, për mua, ai do të qëndrojë”, shtoi mes tjerash Mourinho.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme