Mourinho mund ta thyejë rekordin e madh të Allegrit si i pamposhtur si vendas në Serie A

Prishtinë | 09 Sht 2021 | 13:21 | Nga Ekonomia Online

Jose Mourinho nuk ka humbur asnjë ndeshje si vendas në Serie A në karrierën e tij dhe mund të mposhtë rekordin e Massimiliano Allegrit nëse shmang humbjen në tre ndeshjet e ardhshme me Romën në Olimpico.

Special One u kthye në Serie A pas dhjetë vitesh në këtë verë, duke nënshkruar një marrëveshje trevjeçare me Romën.

Mourinho kishte kaluar dy sezone në Inter, duke fituar dy tituj të Serie A dhe tripletën në sezonin e tij të fundit në Giuseppe Meazza. Gjatë kohës së tij në Inter, ai kurrë nuk humbi asnjë lojë në shtëpi.

Skuadra e tij, Roma mundi Fiorentinën me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë të sezonit në Serie A, kështu që Mourinho e ka shtrirë serinë e tij të pamposhtur në shtëpi në 49 ndeshje.

Mourinho tashmë ka kapërcyer legjendën Fabio Capello, i cili menaxhoi 38 ndeshje të Serie A pa humbje në shtëpi si trajner i Romës midis viteve 2000 dhe 2002.

Vetëm Massimiliano Allegri ka më shumë. Trajneri italian mbeti i pamposhtur për 41 ndeshje të ligës në shtëpi gjatë periudhës së tij të parë në Juventus.

Mourinho do ta mundë atë rekord të Allegrit nëse shmang humbjen në tre ndeshjet e ardhshme në shtëpi kundër Sassuolos (12 shtator), Udinese (23 shtator) dhe Empolit (3 tetor).

Ish-trajneri i Tottenhamit, Chelseat dhe Manchester Unitedit ka gjithsej 150 ndeshje të ligës në shtëpi si i pamposhtur me katër klube të ndryshme (Porto, Chelsea, Inter dhe Real Madrid) midis viteve 2002 dhe 2011.

Të ngjashme