Mourinho ndëshkon pesë futbollistë pas humbjes turpëruese

Prishtinë | 24 Tet 2021 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Sipas raportimeve në Itali, José Mourinho do të ndëshkojë pesë lojtarë të Romës pas paraqitjes së tyre zhgënjyese kundër Bodo/Glimt duke i dërguar ata në tribuna kundër Napolit.

Roma pësoi një nga humbjet më të turpshme në historinë e klubit në fillim të kësaj jave, duke humbur 6-1 si mysafir kundër Bodo/Glimt në Ligën e Konferencës.

Mourinho duket se nuk ishte i kënaqur nga rezultati dhe performanca e shumë prej lojtarëve të tij.

Mes tyre, Marash Kumbulla, Amadou Diawara, Riccardo Calafiori, Gonzalo Villar dhe Borja Mayoral.

Calciomercato raporton se ata do të paguajnë çmimin më të lartë për humbjen poshtëruese të Romës në Evropë pasi Mourinho do t’i dërgojë ata në tribuna për ndeshjen e sotme kundër Napolit.

Të ngjashme