Mourinho: Nuk e di se kur do të kthehet Pogba

Prishtinë | 30 Tet 2017 | 09:15 | Nga

Mourinho nuk e di se kur do të kthehet nga lëndimi Pogba.

Paul Pogba është duke munguar për “Djajtë e Kuq” që nga fillimi i shtatorit, kur u lëndua kundër Baselit në Ligën e Kampionëve.

Që nga ajo kohë, United nuk ka dhënë një datë të caktuar për kthimin e francezit, këtë nuk e di as Jose Mourinho.

“Nuk ia kam idenë “se kur do të rikthehet”, tha Mourinho.

“Sinqerisht, nuk mund të kontrolloj rikuperimin e tij. Ai nuk po stërvitet me ne. Ai po stërvitet i vetëm, po bën punë individuale dhe përderisa është jashtë grupit, nuk mund ta di se kur do të kthehet”, shtoi portugezi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme