Mourinho: Nuk rinovoj dhe nuk shkoj te PSG-ja

Prishtinë | 18 Tet 2017 | 10:37 | Nga

Jose Mourinho ka qartësuar zërat rreth të ardhmes së tij, që duhet thënë se ishin vërtetë kontradiktore.

Shumë prej tyre lajmëronin se portugezi po punon për një rinovim 5-vjeçar të kontratës me Manchester United, ndërsa të tjerë theksonin një interesim të PSG-së, për t’i besuar drejtimin e klubit Mourinhos.

Gjithsesi, vetë portugezi ka qartësuar se anjë prej opsioneve nuk është i saktë, ndërsa ka theksuar se do të respektojë kontratën me “Djatjë e kuq”.

“Nuk do të rinovoj me Manchesterin, sepse jemi në 2017-ën dhe kontrata ime me ta përfundon më 2019-të. Jemi ende shumë larg, por nuk besoj se do të qendroj përjetësisht këtu. Dua të drejtoj edhe për 15 vite të tjera, por jo në të njëjtin klub, sepse nuk e imagjinoj të bëhem si Wenger.

Edhe në lidhje me zërat që lidhin të ardhmen time me Paris Saint Germain, mund të them se janë tërësisht të pavërteta. Siç e thashë, kam një kontratë me Manchesterin deri më 2019-të dhe jam i prirur ta respektoj atë”, qartësoi portugezi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme