Mourinho pengon largimin e De Geas te Reali

Prishtinë | 11 Shk 2018 | 17:33 | Nga

Rikthehen zërat që flasin për dëshirën e Realit të Madridit për të blerë kartonin e David De Geas nga Manchester United.

Ai që përpiqet të frenojë gjithçka në këtë histori është trajneri i “djajve të kuq”, Jose Mourinho, që nuk ka ndërmend të privohet nga shërbimet e portierit të përfaqësueses spanjolle.

“Asnjë klub, që dëshiron të ketë më të mirët në radhët e saj, nuk ka ndërmend të largojë elementët më të vlefshëm të tij. Kjo është e pakuptimtë”, tha Mourinho.

“Nëse dëshiron që të luash në nivelet më të larta, duhet të sjellësh në skuadër lojtarët më të mirë, siç bëmë me Pogba, Matic apo Sanchez, e të pengosh largimin e atyre që dallohen më shumë”, shtoi më tej ai.

Por, De Gea nuk është i vetmi që është vënë në shënjestrën e klubit madrilen.

Kampionët e Spanjës dhe të Europës kanë një tjetër emër në listën e tyre të dëshirave, bëhet fjalë për Thibaut Courtois.

Sipas të përditshmes britanike “Independent”, klubi iberik është gati të ofrojë 110 milionë euro për kartonin e portierit belg të Chelseat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme