Mourinho përsëri ua hedh fajin tjerëve, thotë se skuadrës së tij i mungojnë cilësitë

Prishtinë | 03 Tet 2018 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Jose Mourinho përsëri ka refuzuar ta pranojë fajin për dështimin e Manchester Unitedit pas barazimit pa gola ndaj Valencias në Ligën e Kampionëve, duke thënë se kjo erdhi si pasojë e mungesës së cilësive në skuadrën e tij.

Unitedi tani ka katër ndeshje pa fitore në të gjitha garat, pas barazimit 0-0 ndaj Valencia në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve të martën në “Old Trafford”, transmeton Gazeta Express.

Skuadra e Mourinhos tregoi një përmirësim të vogël nga ndeshja e fundjavës që e humbi 3-1 ndaj West Hamit, por mbrëmë nuk arriti ka rrezikojë seriozisht skuadrën e Valencias.

Mourinho ia hedh fajin lojtarëve të vet, megjithatë.

“Ne nuk kemi cilësi teknike për të ndërtuar aksione nga vija e fundit. Lojtarët u përpoqën. Ata e rriten nivelin e intensitetit, përkundër faktit se nuk kemi shumë lojtarë me atë intensitet”, tha Mourinho.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme