Mourinho: Po bisedojmë me Ibrahimovicin, marrëveshja e mundshme

Prishtinë | 11 Gus 2017 | 15:56 | Nga

Jose Mourinho ka konfirmuar se janë duke biseduar me Zlatan Ibrahimovicin dhe mund të vazhdojë të luaj për Manchester Unitedin.

Trajneri portugez ka vendosur të rikthej në skuadër Ibrahimovicin, me të cilin ka theksuar se janë duke biseduar.

“Mendoj se ai ishte shumë i qartë duke treguar që atë që bëri vitin e kaluar nuk ishte i mjaftueshme për të”, tha Mourinho.

“Ai mendon se mund të bëjë më shumë, dëshiron më shumë nivelin më të lartë të futbollit, kështu që ne po bisedojmë dhe po diskutojmë mundësinë e qëndrimit me ne për pjesën e dytë të sezonit”, përfundoi trajneri portugez.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme