Mourinho pretendon se Tottenhami bëri gabim duke shkarkuar Nunon

Prishtinë | 04 Nën 2021 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Ish-trajneri i Tottenham Hotspur dhe Chelseat, Jose Mourinho këmbëngul se ekipit londinez po i mungon një trajner i madh pas shkarkimit të Nuno Espirito Santo.

Portugezi mori drejtimin nga bashkatdhetari i tij Mourinho në verë, por tashmë ka humbur punën e tij pas një varg rezultatesh të dobëta në të gjitha garat.

Humbja 3-0 ndaj Manchester United në Ligën Premier fundjavën e kaluar vulosi fatin e Nuno Santos dhe Conte tani është trajneri në krye të klubit londinez.

Për emërimin e Contes nga Spurs ka folur edhe trajneri i Romës, Mourinho.

“Unë mendoj se Conte është një trajner i mirë, por Nuno është një trajner shumë i mirë. Ai bëri një punë fantastike te Wolverhampton për 4-5 vjet, jo një vit apo disa muaj”, ka thënë fillimisht ‘Special One’.

“Kjo është arsyeja pse unë them se Tottenham ka një trajner shumë të mirë tani, por ata gjithashtu e patën atë me Nunon”.

“Ne jemi për të bërë më të mirën për të fituar trofe, trofe të mëdhenj apo trofe të vegjël”.

“Ne përpiqemi të fitojmë çdo ndeshje, përpiqemi të bëjmë më të mirën në çdo ndeshje dhe të ndërtojmë më të mirën në këtë sezon dhe sezonet e ardhshme”, përfundoi portugezi.

Të ngjashme