Mourinho: Problemet ende janë brenda United

Prishtinë | 15 Maj 2019 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Ish trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka thënë se kjo skuadër ende ka probleme edhe pas shkarkimit të tij dhe marrjes së detyrës nga Ole Gunnar Solskjaer.

Sipas tij problem janë tre faktorë, shkruan Sky, transmeton Klan Kosova.

Kur është pyetur nëse faji i mesfushorit Paul Pogba është shkarkuar, ai është përgjigjur “Jo. Jo. Problemet janë aty ende, mund ta paramendoni se problemet janë te lojtarët, organizimi dhe te ambicia”.

“Unë vetëm mund të them që nuk mund të them ‘Po’ kur më pyesni nëse Pogba ka qenë përgjegjësi i vetëm”.

Të ngjashme