Mourinho: Reali më i madh se Ronaldo

Prishtinë | 01 Gus 2018 | 18:22 | Nga

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka deklaruar se përkundër që është humbje për Realin shitja e Ronaldos, ai ka insistuar se klubi spanjoll mbetet më i madh se ylli portugez.

Këtë verë Ronaldo i dha fund aventurës së tij nëntë vjeçare me Realin, për t’u bashkuar me Juventusin, transmeton Koha.net.

“Të gjithë e dinë se kush është Ronaldo, por të gjithë e dinë edhe kush është Real Madridi, prandaj besoj se me siguri Ronaldo do t’i mungojë, por Real Madridi është më i madh se çdo lojtar dhe do ia dalë. I dëshiroj fat Julenit, e njoh atë qe 21-22 vite. Djalë i mirë, trajner i mirë, i uroj çdo të mirë”, është shprehur Mourinho.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme