Mourinho refuzon ofertën 100 milionëshe të Kinës

Prishtinë | 07 Kor 2019 | 10:57 | Nga Ekonomia Online

Jose Mourinho ka refuzuar një ofertë të majme prej 100 milionë eurosh për të menaxhuar një klub në Kinë, mëson “Sky”.

Thuhet se Guangzhou Evergrande ishin të gatshëm të paguanin për ish-bosin e Manchester Unitedi dhe të Chelseat mbi 31 milionë euro në sezon, që besohet të jetë oferta më e madhe menaxheriale në botën e futbollit.

Mësohet se Mourinho kishte të drejtën të zgjidhte kohëzgjatjen e kontratës.

Mourinho është fotografuar me Xu Jiayin, kryesuesin miliarder të “Evergrande grup”, në Londër në muajin prill kur diskutuan kalimin e mundshëm.

Pavarësisht refuzimit të ofertës, takimi me Jiayinin ishte i mirë ndërsa Mourinhos i ishte bërë qejfi për këtë interesim.

Kohë më parë, ai ishte përfolur për të marrë nën menaxhim Juventusin, por ishte larg ofertës që e mendonte klubi italian.

Rafa Benitez kohë më parë la Newcastlen për t’iu bashkuar klubit Dalian Yifang duke thënë se projekti ishte po aq atraktiv sa edhe paga, por Mourinho s’mendoi ashtu.

Ai refuzoi edhe një ofertë për të menaxhuar kombëtaren kineze pas largimit të Marcelo Lippit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme