Mourinho: Rooney-n s’e shes kurrë

Prishtinë | 23 Tet 2016 | 14:01 | Nga

Jose Mourinho ka mohuar kategorikisht se e ka ndërmend ta shesë kapitenin e Manchester United, Wayne Rooney.

“Jo, kurrë. Kurrë nuk do ta merrja atë vendim”, ka thënë Mou për Sky Sports News.

“Për një lojtari të kategorisë së tij, për një lojtar që ka këtë histori me klubin si Rooney kurrë nuk vjen ndonjë moment që menaxheri, apo edhe klubi mendon ta largojë”.

“E kam lënë në stol që tri ndeshje, kjo është e vështirë për të, por edhe për mua. Por unë vendos interesin e klubit, para interesit të lojtarëve, para prestigjit, në këtë rast para legjendës. Ta lë në stol një lojtar me shifrat e tij është vërtetë e vështirë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme