Mourinho: Shpresoj se mund të blejmë 2-3 lojtarë këtë verë

Prishtinë | 19 Qer 2020 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho pret të jetë aktiv në tregun e kësaj vere.

Tottonham është i interesuar të përforcojë skuadrën për sezonin e ri në Ligën Premier.

Edhe pse pret një buxhet të kufizuar për shkak të ndikimit të koronavirusit, Mourinho është i bindur se do të jetë në gjendje të forcojë skuadrën e tij.

“Unë e kuptoj që kampionati, si gjithë bota, nuk do të jetë i njëjtë”, ka thënë fillimisht Mourinho.

“Sidoqoftë, nuk pres që përbërja e ekipit tonë të mbetet e njëjtë si tani”.

“Shpresoj që klubi ynë të jetë në gjendje të bëjë diçka të rëndësishme dhe ne do të jemi në gjendje të forcojmë 2-3 pozicione problematike në ekip”, përfundoi portugezi. 

Të ngjashme