Mourinho: Spanja nuk është aq e fortë sa Italia

Prishtinë | 04 Kor 2021 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Romës, José Mourinho thotë se Spanja nuk është aq e fortë sa Italia.

Special One arriti në Romë të Premten dhe do të fillojë para sezonin me Giallorossi këtë të martë që vjen.

Trajneri portugez komentoi lojën e Italisë UEFA Euro 2020 në TalkSport dhe konfirmoi se Leonardo Spinazzola do të mbetet jashtë fushe për gjashtë muaj me një dëmtim të tendinit të Akilit, shkruan Footballitalia.

“Vendi është shumë i lidhur me ekipin kombëtar. Tani jam në karantinë në Romë, në stërvitjen e klubit, por mund të ndiej që të gjithë nuk janë vetëm të ngazëllyer, por shumë pozitivë për ekipin”, tha Mourinho.

“Ata nuk po bëjnë mirë vetëm gjatë euros, ata bënë mirë edhe më parë. Përzierja në ekip është perfekte, ata kanë njohuri teknike, mbrojnë aq mirë. Bonucci dhe Chiellini mund të luajnë me sy të mbyllur, ata kanë luajtur së bashku për kaq shumë vite”.

“Mbrojtësit e krahut janë të fortë. Ata e humbën Spinazzola, i cili është jashtë për ta, imagjinoni për mua. Unë nuk do ta kem për rreth gjashtë muaj”, vazhdoi ai.

“Italia ka humbur një lojtar shumë të rëndësishëm për ta. Emerson do të luan tani, ai është një lojtar i mirë dhe me përvojë, por Spinazzola po luante jashtëzakonisht mirë”.

“Është sikur të riluhet ndeshja e Euros në finale, kur Spanja e shkatërroi Italinë.Njerëzit prisnin që Italia ta fitonte atë”, përfundoi Mourinho.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme