Mourinho: Do të blejmë një mesfushor

Prishtinë | 17 Shk 2018 | 08:38 | Nga

Manchester United do të kërkojë të transferojë një mesfushor gjatë verës, për ta zëvendësuar Michael Carrickun, thotë Jose Mourinho.

“Kemi nevojë për një mesfushor sepse do të humbasim në verë Michael Carrickun”, tha Mourinho para ndeshjes në FA Cup me Huddersfield Toën.

“Mund të më akuzoni për shumë e shumë gjëra, por nuk mund të thoni se ju kam gënjyer”, iu drejtua gazetarëve Mourinho për transferimin e Sanchezit, pasi vazhdimisht kishte përsëritur se nuk do të blejë sulmues ose anësor.

“Iu thash disa muaj më parë se nuk do të blejmë sulmues ose anësor, por tani po iu them sigurt se po, do të blejmë mesfushor”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme