Mourinho, trajneri i tretë që arrin finalen me tri ekipe të ndryshme

Prishtinë | 06 Jan 2021 | 10:59 | Nga Ekonomia Online

Trajneri Jose Mourinho e ka siguruar finalen e Kupës së Ligës së Anglisë me Tottenhamin.

Londinezët triumfuan 2:0 ndaj Brentfordit, të martën në mbrëmje dhe për herë të nëntë në histori të klubit do të luajnë në finale.

Tottenhami e ka fituar trofeun e Kupës së Ligës katër herë, për herë të fundit në vitin 2008.

Për trajnerin Mourinho, është hera e pestë që do të paraqitet në finalen e Kupës së Ligës.

Ai është bërë trajneri i tretë në histori, që e siguron kalimin në finale me tri ekipe të ndryshme.

Mourinho ka qenë në finale edhe me Chelsean edhe Manchester Unitedit.

Me Chelsean e ka fituar tri herë Kupën e Ligës, kurse me Manchester Unitedin një herë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme