Mourinho transferon dy futbollistë

Prishtinë | 08 Jan 2017 | 10:14 | Nga

Manchester United është gati të paguaj 52 milionë euro për Victor Lindelof

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho dëshiron të përforcohet me dy qendërmbrojtës gjatë afatit kalimtar të janarit.

Dëshira e parë e tij është Victor Lindelof i Benficas, për të cilin është gati të paguaj 52 milionë euro, shkruan Daily Express.

Futbollisti i dytë që pritet t’i bashkohet Unitedit është qendërmbrojtësi i Southamptonit, Jose Fonte, i cili ka kërkuar nga drejtuesit e skuadrës që ta lejojnë të largohet për Old Trafford.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme