Mourinho: Unitedi është më i madh se çdo lojtar

Prishtinë | 28 Sht 2018 | 16:52 | Nga

Jose Mourinho e ka paralajmëruar Paul Pogban se “asnjë lojtar nuk është më i madh se Manchester Unitedi” dhe se puna e tij si menaxher është që ta mbrojë klubin.

Portugezi ka insistuar se ka marrëdhënie profesionale me Pogban përkundër dallimeve të shfaqura në stërvitje gjatë kësaj jave dhe ka konfirmuar se ylli francez do të luajë të shtunën kundër West Hamit.

“Manchester Unitedi është më i madh se kushdo dhe më duhet ta mbroj këtë. Është lojtar si krejt të tjerët, asnjë lojtar nuk është më i madh se klubi”, ka thënë Mourinho në konferencën për media.

Menaxheri i Unitedit ka thënë se vendimin për t’ia marrë shiritin e zëvendëskapitenit Pogbas ka ardhur pas një shqyrtimi disa javor.

“Me detaje ua kam sqaruar njerëzve që është dashur ta dinë, e që janë ekipi dhe veçanërisht Pauli. Ai dhe lojtarët tjerë i dinë detajet dhe arsyen përse unë dhe stafi vendosëm për këtë”, ka sqaruar Mourinho.

“Lojtarët i analizoj si lojtar. Kur një lojtar është kapiten, e analizoj si lojtar dhe si kapiten. Pas disa javësh analiza dhe shkëmbim mendimesh, vendosëm që Paul është veç një lojtar dhe jo kapiten. Vendimi u mor”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme