Mourinho vajton lëndimin e Spinazzolas dhe analizon përballjet në gjysmëfinale

Prishtinë | 04 Kor 2021 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Jose Mourinho është rikthyer të flas për Kampionatin Evropian, ku tani ka folur për ndeshjet gjysmëfinale.

Spanja, Italia, Anglia dhe Danimarka kanë siguruar një biletë për gjysmëfinale dhe janë katër Kombëtaret që ëndërrojnë triumfin në Euro 2020.

Por fillimisht trajneri portugez i Romës ka vajtuar lëndimin e mbrojtësit të majtë të skuadrës së tij dhe Italisë, Leonardo Spinazzola.

“Lëndimi i i Spinazzolas është një humbje e tmerrshme për Mancinin, por imagjinoni sa keq është për mua që nuk do ta kem për rreth gjashtë muaj. Do ta zëvendësojë Emerson, ai është një lojtar i mirë dhe me përvojë, por Spinazzola është me të vërtetë i pabesueshëm”, ka deklaruar Mourinho për Talk Sport.

Tutje trajneri portguez ka folur fillimisht për përballjen e parë gjysmëfinale Itali – Spanjë, ku i ka vlerësuar lartë Azzurët, por që ka thënë se ka respekt edhe për futbollin spanjoll.

“Katërshja mbrapa po bënte mjaft mirë, Di Lorenzo, Bonucci, Chielini dhe Spinazzola. Pastaj Jorginho i jep ekipit stabilitet. Italia ka talent të madh, edhe nëse sulmuesit nuk janë cinikë, ata kanë shumë zgjidhje”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme