Mourinho vazhdon kritikat ndaj lojtarëve të tij

Prishtinë | 30 Kor 2018 | 16:06 | Nga

Trajneri Jose Mourinho e ka kritikuar Anthony Martialin, pasi që ky i fundit nuk iu është bashkangjitur skuadrës së Manchester Unitedit menjëherë pas lindjes së fëmijës së tij.

Francezi startoi në të dy ndeshjet e para të turneut parasezonal në ShBA. Pas këtyre dy ndeshjeve, ai i largua për në Francë pasi që e dashura e tij do të lindte, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse është i lumtur për 22-vjeçarin, Mourinho ka thënë se Martiali është dashur të kthehej në SHBA deri tani.

“Anthony Martialit i ka lindur një fëmijë. Pas lindjes së fëmijës – fëmijë i bukur dhe i shëndetshëm, falë Zotit – ai duhej të ishte këtu, por nuk është”.

Agjenti i Anthony Martialit gjatë kësaj vere ka deklaruar se francezi dëshiron të largohet nga Djajtë e Kuq. Ndër klubet e interesuara për të janë Chelsea, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme