Mourinho zbulon arsyen se kur dhe pse do të kthehet si trajner

Prishtinë | 03 Pri 2019 | 12:50 | Nga Ekonomia Online

Jose Mourinho e ka pranuar që i mungon puna e trajnerit, por ka premtuar se do të kthehet sezonin e ardhshëm nëse e gjen klubin dhe ligën e duhur që e “motivojnë atë”.

Portugezi ka mbetur i papunë që prej dhjetorit kur ishte shkarkuar nga Manchester United pas dy vjetësh e gjysmë në “Old Trafford”, duke arritur ta fitojë Ligën e Evropës dhe Kupën e Ligës gjatë kësaj kohe.

“Nuk po vuaj sepse nuk po trajnoj, kam kohë që të mendoj për gjëra të tjera”, ka thënë Mourinho.

“Por sinqerisht, do të dëshiroja që të kthehesha sezonin e ardhshëm”.

“Kam vendosur që të mos trajnoj deri në fillimin e stinorit të ardhshëm, e madje edhe atëherë, të kthehem vetëm me një klub apo garë që më motivon”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme