Moyes para shkarkimit, Vieira pritet ta zëvendësojë

Prishtinë | 23 Jan 2017 | 17:49 | Nga

Sunderland po përgatitet për “bombën” e janarit në Premierligë.

“Macet e Zeza” janë duke shqyrtuar seriozisht shkarkimin e trajnerit David Moyes, pas një sezoni jashtëzakonisht të dobët që po kalon Sunderland.

Zyrtarët e kësaj skuadre si zëvendësues të Moyes kanë zgjedhur Patrick Vieiran, shkruajnë mediet angleze, përcjell lajmi.net.

Vieira aktualisht është trajneri i FC New York në MLS, ndërsa punën e trajnerit e ka bërë edhe tek të rinjtë e Manchester Cityt.

Francezi e njeh mirë Premierligën, pasi që për disa vite ka qenë lojtar i Arsenalit, ku ka fituar edhe titullin e ligës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme