Mrika dhe Arianit Nikqi prekin Everestin

Prishtinë | 01 Qer 2019 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Mrika Nikqi është shqiptarja me e re, që me vetëm 17 vjet jetë ka arritur ta pushtojë majën më të lartë në botë.

Ajo bashkë me të atin e saj Arianinin kanë arritur të përfundojnë ngjitjen në Everest.

Nëpërmjet një positimi në Facebook Mrika deklaroi se ia dolën të realizojnë ëndrrën e saj.

Ky është postimi i plotë i saj:

JA DOLEM
E katërta prej të shtatave 4/7

17 vjeç dhe, sebashku me babin tim -Nitin, realizova qellimin tim, preka majen me te lartë të botes – Everestin !

Ishte qellimi im, ishte enderra ime e cila me percolli vazhdimisht qe nga fillimi i vitit 2018. Ne fillim, mendoja se eshte nje enderr e parealizueshme, kishte persona qe me inkurajonin dhe qe me dekurajonin por, vendosa te jem shume e diciplinuar dhe e fokusuar ne kordinimin e guximit, qendrueshmerise psiqike dhe fizike……arrita qellimin tim !

Ne Everest, gjithcka punon kunder trupit dhe personalitetit tende, e qe te ndalon qe te vazhdoshe perpara, eshte lartesia, mungesa e ajrit, koha e papershtatshme, orteqet e shumta, shembjet e akullnajave ne pjesen ma te rrezikshme per jete – Khumbu Icafall, e qe per mua ishte shume atraktive!

Kjo sezone e ngjitjes ne Everest, ishte shume tragjike, me 11 alpinista te vdekur nga e tere bota, per te cilet ndjeje shume keqardhje, mirepo, meqenese isha personi me i ri ne kampin baze te Everestit, i jam mirenjohese te gjjthe atyre udheheqesve te CTSS, te cilet duke pas ne konsiderate moshen time, vazhdimisht me inkurajuan per kete ngjitje sfiduese duke ma forcuar edhe me shume perkushtimin tim duke me mesuar se si duhet respektuar madheshtine e e bjeshkes, konforme deshires se madhe, e qe rezultoje me ngjitjen e sukseshme !

Tani nisemi per Denali, njeren nga majet me te veshtira ne grupin Seven Summits, urojme qe te kemi fat me kohen.

Dashnija dhe perkrahje e Juaj, ma bene me te lehte ngjitjen ne Everest !

Me dashuri, 
Mrika

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme