MSF, treshja e momentit në futbollin evropian

Prishtinë | 25 Pri 2018 | 09:20 | Nga

Harroni MCN, BBC por edhe MSN, për një moment, pasi këtë edicion në Ligën e Kampionëve po shkëlqen treshja MSF e Liverpoolit, me Sadio Mane, Roberto Firmino dhe Mohamed Salah.

Në mbrëmjen e së martës kjo treshe edhe një herë tregoi se janë në formë duke fituar 5-2.

Të tre kanë shënuar gola në këtë ndeshje.

Ata tani kanë barazuar rekordin me 28 gola të BBC (Ronaldo 17, Bale 6, Benzema 5) të vitit 2013/14, ndërsa e kanë kaluar atë të the MSN me 27 gola (Messi 10, Neymar 10 dhe Suarez 7) të sezonit 2014/15.

Liverpooli po ashtu është klubi i parë që tre lojtarë të tyre kanë shënuar mbi tre gola në një edicion të Ligës së Kampionëve.

Salah dhe Firmino kanë shënuar nga 10 gola, ndërsa Mane ka gjetur rrjetën tetë herë.

I vetmi gol që nuk është shënuar nga këta tre në fazën e eliminimit direkt është ai i Oxlade-Chamberlain kundër Manchester Cityt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme