MSN thyen rekorde me Barcelonën

Prishtinë | 12 Jan 2017 | 17:35 | Nga

Suksesi 3-1 i Barcelonës ndaj Athletic Bilbao nuk vlejti thjesht kualifikimin në Kupësn e Mbretit, por përmirësoi edhe statistikat e Messi-Neymar-Suarez, të cilët njihen edhe me shkurtesën MSN.

Një mbrëmje rekordesh për t’u kujtuar gjatë. Suksesi 3-1 i Barcelonës në “Camp Nou” ndaj Athletic Bilbaon, nuk vlejti thjesht kualifikimin e cerekfinale të Kupës së Mbretit, por përmirësoi edhe statistikat e treshes Messi-Neymar-Suarez.

Sulmuesi uruguajan arriti shifrën e 100 golave me Barcelonën në të gjitha kompeticionet, teksa shënon 120 ndeshje me fanellën blaugrana. 68 finalizime i përkasin la Ligas, 17 Championsit, 8 Kupës Mbretit, 5 botërorit për klube dhe nga një në Superkupën e Spanjës dhe atë të Europës. 29-vjecari bëhet kështu lojtari i tretë në historinë e Barcës që arrin shifrën e 100 golave me më pak ndeshje.

Në të kaluarën vetëm dy lojtarë kanë shënuar 100 gola në më pak ndeshje të luajtua se Suarez. Bëhet fjalë për Mariano Martin, që e arriti këtë numër finalizimesh në vetëm 99 takime, dhe për Kubalan që zhvilloi 103 sfida për 100 gola.

Lionel Messi, duhet të zhvillonte plot 188 takime me katalanasit, për ta dërguar 100 herë topin në rrjetë.

Për yllin argjentinas goli që i dha kualifikimin Barcës ndaj Bilbaos ishte i treti radhazi nga goditja e lirë. Që nga momenti kur luajnë bashkë, Messi, Suarez e Neymar kanë dhënuar në total 302 gola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme