Muamed Sejdini rizgjedhet president i Federatës së Futbollit të Maqedonisë

Prishtinë | 14 Mar 2021 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Muamed Sejdini është zgjedhur president i Federatës së Futbollit të Maqedonisë me mandate nga viti 2021 deri në vitin 2025.

Në Kuvend e Rregullt Zgjedhor të Federatës së Futbollit të Maqedonisë morën pjesë 52 delegatë nga 53 në total dhe të gjithë i dhanë mbështetjen presidentit aktual të “Shtëpisë së Futbollit”.

Zoran Lakoviq nga UEFA mbajti fjalimin e tij para të pranishmëve në Kuvendin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, ndërsa përmes një video rizgjedhjen e Muamed Sejdinit e urojë edhe presidenti i FIFA-së, Xhani Infantino.

Fjalimi i plotë nga Muamed Sejdini:

Është nder dhe privilegj i madh për të qenë president i Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Mbështetja juaj me detyron të vazhdojë që të jap më të mirën për zhvillimin e futbollit në vend.

E falenderoj presidentin e FIFA-s Xhani Infantinon për fjalët e mira dhe përkrahjen e tij. Kjo një punë e madhe për ne dhe do të përpiqemi të jemi në hap me trendet e futbollit botëror që ju i aplikoni.

E falenderoj UEFA-në për bashkëpunimin e shkëlqyer. Jemi të lumtur që kemi një partner të shkëlqyeshëm si UEFA të udhëhequr nga miku ynë, Aleksandar Çeferin.

Viti 2020 do të mbahet mend me susesin tonë më të madh dhe kualifikimin tonë për herë të parë në Kampionatin Europian. Ne e kemi konfirmuar se kur punojmë me ndershmëri dhe të motivuar, rezultatet nuk mungojnë.

Ne do të vazhdojmë në atë drejtim edhe në periudhën në vijim. Përfaqësueses më të mirë i kemi siguruar kushtet më të mira për punë dhe mendoj se nuk ka motiv më të madh për ata se sa të luajnë në Kampionatin Europian. Unë i uroj shumë suksese në Bukuresht dhe Amsterdam dhe dashtë Zoti që të gëzohemi sërish në suksese të mëdha.

Mbështetje, teknike, financiare dhe logjistike, si deri më tani do tu jepet edhe përfaqësueseve tjera të Maqedonisë. Kjo është baza e reprezentuesve dhe ne do të vazhdojmë në përmirësimin e përfaqësueseve të reja dhe Akademinë e FFM-së.

Federata e Futbollit të Maqedonisë gjithmonë do ta ndihmojë bazën e saj. Dhe, Lidhjet Komunale të Futbollit janë një pjesë integrale e familjes sonë. Unë ju ftoj të bisedoni, të luftoni, të punojmë së bashku.

Unë i ftoj dhe i inkurajoj të gjitha klubet nga ligat e Maqedonisë. Bëhuni aktiv në organizimin e garave. Si deri më tani, gjithmonë do ta keni mbështetjen time dhe të federatës për të formuar Shoqatë për organizimin e ndeshjeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme