Muguruza-Williams, finalja e femrave në Wimbledon

Prishtinë | 13 Kor 2017 | 22:29 | Nga

Venus Williams shkruan historinë.

Amerikajna u kualifikua për herë të 9-të në finalen e Wimbledon-it, grand-slamit më të rëndësishëm të vitit, teksa në moshën 37-vjecare u bë gjithashtu tenistja më e vjetër shkon deri në finalen e këtij kompeticioni. Në aktin e fundit të të slam-it londinez motra e madhe e familjes Williams do të ketë përballë spanjolle Garbine Muguruza.

Venus u rikthye në finalen e Wimbledon-it pas 8 viteve mungesë ndërsa do të tentojë të fitojë titullin e saj të 6-të, mbi barin e All England Club. Në gjysmëfinale amerikanja mposhti lehtësisht në 2 sete tenisten vendase Johana Konte 6:4 6:2 ishte rezultati i sfidës në favor të Venus Williams me anglezen Konte që nuk arriti të përballonte forcën dhe eksperiencën 37-vjecares.

Finalen e fundit në Wimbledon Venus e luajti në 2009-tën ku u mposht nga motra më e vogël Serena. Ashtu si Venus Williams edhe Garbine Muguruza u rikthye në finalen e grand-slam-it londinez pas asaj humbje në 2015-tën pikërisht në aktin e fundit ndaj Serena Williams.

Spanjollja e pati akoma më të thjeshtë gjysmëfinalen ndaj sllovakes Rybarikova ndaj të cilës humbi në total vetëm dy gejma duke triumfuar me shifrat 6:1 6:1.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme