Muhamet Ramadani i artë në hedhje të gjyles në Kampionatin Ballkanik U20

Prishtinë | 09 Shk 2020 | 13:41 | Nga Ekonomia Online

Atleti Muhamet Ramadani ka shkëlqyer në Kampionatin Ballkanik U20 që është duke u mbajtur në Stamboll.

Federata Atletike e Kosovës përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se Ramadani ka rrëmbyer medaljen e artë në hedhjen e gjyles në ambient të mbyllur, transmeton Koha.net.

Ai ka lënë prapa turkun Melih Yersel dhe grekun Konstantinos Gennikis.

Atleti tjetër nga Kosova në këtë garë, Alaudin Suma përfundoi garën i shtati.

Image

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme