“Muja”: Kosova veç si ta shohë që është i huaj, menjëherë e bën trajner të përfaqësueses

Prishtinë | 30 Jan 2020 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

Ish-basketbollisti i njohur shqiptar, Muhamed Thaçi e ka kontestuar emërimin e trajnerit të ri të Përfaqësueses së Kosovës, Christos Marmarinos, për të cilin ka thënë se është një ekspert si asistent-trajner dhe si komentator

Federata e Basketbollit të Kosovës e zyrtarizoi sot trajnerin e ri të Përfaqësueses, Christos Marmarinos, shkruan Gazeta Express.

Menjëherë pas këtij zyrtarizimi, përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar ish-basketbollisti i njohur shqiptar, Muhamed Thaçi.

“Muja” e ka kontestuar trajnerin grek, për të cilin thotë se është ekspert vetëm si asistent-trajner.

Gjithashtu, me ironi tregon se Kosova tash e tutje do ta ketë për trajner një komentator.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e Thaçit, i cili si basketbollist ishte pjesë e ekipeve më të mira kosovare, ndërsa për momentin e ushtron zejen e trajnerit jashtë vendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme