Mundësi Egzon Shala nënshkruan kontratë për Bursë Olimpike Tokyo 2020

Prishtinë | 03 Qer 2020 | 14:44 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka nënshkruar kontratën për Bursën Olimpike Tokyo 2020 me mundësin, Egzon Shala, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i KOK, Besim Hasani, deklaroi se është lajm i mirë që Kosova ka fituar normën olimpike.

Hasani potencoi se 50 për qind e vendeve në botë nuk arrijnë të fitojnë asnjë normë olimpike në sportin e Mundjes.

“Lajmi se Egzon Shala ka fituar normën olimpike ishte lajm që ka gëzuar komitetin e sportit. Sot është rasti ta përgëzojmë për një sukses të jashtëzakonshme dhe Federatën për një punë mirë të bërë”.

“Janë 50% e shteteve që nuk arrijnë një normë olimpike, Kosova tashmë ka normën olimpike siç e ka Xhudo. Shpresojmë që edhe ndonjë sportist të nga gëzojnë sikur Egzoni”.

“Sot po ndajmë bursën, jo vetëm kjo mbështetje nga Solidariteti Olimpik, por do ta ketë edhe nga KOK-u”, tha ai.

Kryetari i Federatës së Mundjes së Kosovës, Naim Muja, tha se pret edhe sportistë të tjerë tw arrijnw njw një sukses të tillë.

“Është vullnet i madh i sportistëve dhe udhëheqësve të Federatës për këtë arritje. Presim normë olimpike edhe nga sportistët tjerë”, u shpreh ai.

Trajneri dhe njëherit edhe prindi i Egzonit, Sylejman Shala, potencoi se do të punojnë për të bërë të pamundurën që të kthehen nga Tokyo me medalje.

“Tani vendi ka arritur në rangun e merituar. Ndihem shumë mirë se një bazë të barrës se shpenzimeve do të jenë mbështetje nga KOK e kjo nga gëzon dy here. Si trajner e prind shprehemi për gatishmërinë që do ta kemi dhe do të bëjmë ta pamundurën që të ketë medalje”, tha ai.

Kurse Egzon Shala premtoi se nga lojërat olimpike do të kthehet me medalje, raporton EO.

“Shpresoj që kjo bursë të më ndihmojë që të përgatitem sado pak për lojërat olimpike. Shpresoj të përgatitemi sa më mirë dhe jam i sigurt se do të kthehemi nga Tokyo 2020”, tha ai.

Shala do të përfitoj nga 350 dollarë në muaj nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Ai ka fituar normën Olimpike Tokyo 2020, në kategorinë -125 kg e cila është konfirmuar në muajin shkurt nga Federata Ndërkombëtare.

Të ngjashme