Mundësit kosovare mposhten në Lojërat Mesdhetare, shpresojnë në një mundësi të dytë

Prishtinë | 27 Qer 2022 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Mundësit kosovarë, Egzon Shala dhe Alban Sopa kanë pësuar humbje në Lojërat Mesdhetare sot.

Të dy shkuan deri në çerekfinale në “Oran 2022”, por u ndalën aty.

Shala u mposht nga Ercan Salim në çerekfinalen e kategorisë deri në 125 kilogramë, shkruan “Gazeta Express”.

Kurse, Sopa humbi nga Jakopio Masotti i Italisë në çerekfinalen e kategorisë deri në 74 kilogramë.

Tash, dy garuesit kosovarë do të shpresojnë që t’ju jepet një mundësi e dytë.

Ata mund të garojnë nesër vetëm nëse kundërshtarët e tyre kualifikohen në finale.

Paraprakisht, sot u eliminuan nga Lojërat Mesdhetare dy karateistët kosovarë, Fortesa Orana dhe Melos Gashi. 

Të ngjashme