‘Mundo Deportivo’: Lewandowski i thotë ‘PO’ Barcelonës

Prishtinë | 17 Maj 2022 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Robert Lewandowski vazhdon të jetë tema kryesore lidhur me skuadrën e Barcelonës.

Katalanët duan të përforcojnë sulmin me një emër të madh dhe Robert Lewandowski është më i lakuari në spekulime.

Ylli polak thuhet t’i ketë shprehur dëshirën e tij për largim krerëve të Bayern Munich dhe destinacioni më i mundshëm për të është Barca.

Sipas raportimeve të ‘Mundo Deportivo’, Robert Lewandowski i ka thënë PO Barcelonës, përcjell lajmi.net.

Thuhej se katalanët mund të hasin në rivalitet me Chelsea, për shërbimet e sulmuesit polak, por ky i fundit duket se ka vetëm një dëshirë.

Agjenti i Lewandowski ishte takuar me krerët e Barcelonës dhe thuhet se takimi ka qenë pozitiv

Të ngjashme