Mungesa e Salahut dhe Firminos, mundësi që Shaqiri të luajë ndaj Barcelonës

Prishtinë | 06 Maj 2019 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti shqiptar mund të jetë titullar në ndeshjen e nesërme të Ligës së Kampionëve.

Pas konfirmimit për mungesat e Roberto Firminospor edhe të Mohamed Salah në gjysmëfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve me Barcelonën, tashmë trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka nisur të mendojë për lojtarët qe do t’i zëvendësojnë.

Trajneri gjerman është i detyruar të improvizojë një formacion sulmues, për të tentuar një përmbysje të madhe pas humbjes 3-0 në Camp Nou.

Kësisoj, nga minuta e parë mund të luajë Xherdan Shaqiri, i cili mund të zë pozitën e Salah, ndërkohë në vendin e Firminos mund të startojë njëri në mes të Divock Origit apo Daniel Sturridge.

Kujtojmë se Shaqiri asistoi në golin e fitores në ndeshjen e kësaj jave në Premier Ligë, në fitoren 3-2 të Liverpoolit përballë Newcastle.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme