Mungesë te Kosova shkaku i Covid-19, FFK konfirmon se Heronlind Shala nuk mund të vijë për ndeshjet e marsit

Prishtinë | 17 Mar 2021 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

Herolind Shala ka qenë një nga të ftuarit te Bernard Challandes për tri ndeshjet që do të zhvillohen në muajin mars.

Mesfushori që nënshkroi disa ditë më parë me Stabaek ka rezultuar pozitiv së fundmi.

Ai është në izolim në Norvegji dhe nuk do të mund të bashkohet për ndeshjet e Kosovës.

“I ftuar për këtë grumbullim ka qenë edhe sulmuesi i skuadrës Hammarby IF, Astrit Selmani, por për shkak se ka rezultuar pozitiv në Covid-19 nuk ka mundësi t’i bashkohet Kombëtares. Për të njëjtën arsye kësaj radhe mungon edhe Herolind Shala”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Shala është një nga lojtarët kryesor të Kosovës, ku në disa ndeshja ka qenë edhe kapiten.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme