Mungon Messi, formacionet e ndeshjes Athletic Bilbao – Barcelona

Prishtinë | 16 Gus 2019 | 10:51 | Nga Ekonomia Online

Barcelona pa Lionel Messin takohet sot me Athletic Bilbaon në fillimin e sezonit të ri në La Liga.

Barcelona e fillon sot edicionin e ri në La Ligë.

Skuadra kampione do të jetë mysafire e Athletic Bilbaos në një duel aspak të lehtë marrë parasysh mungesën e futbollistit kryesor, Lionel Messi, për shkak të një lëndimi.

Mediat spanjolle kanë publikuar formacionet e mundshme të skuadrave, përcjell lajmi.net.

Antoine Griezmann do të debutojë së bashku me Frenkie de Jong te skuadra e Barcelonës në një ndeshje të La Ligës.

Formacionet e mundshme të të dy skuadrave:

Athletic (4-2-3-1): Simón; De Marcos, Yeray, Martínez, Balenziaga; Unai López, Dani García; Muniain, Raúl García, Yuri; Iñaki Williams.

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Semedo, Piqué, Lenglet, Alba; Roberto, Busquets, De Jong; Dembélé, Suárez, Griezmann. 

Të ngjashme