Mungon vetëm edhe zyrtarizimi, Chelsea siguron Wesley Fofanan

Prishtinë | 27 Gus 2022 | 12:24 | Nga Ekonomia Online

Chelsea ka siguruar shërbimet e Wesley Fofanat, teksa tani po pritet vetëm edhe zyrtarizimi i transferimit.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se tani është duke u finalizuar marrëveshja me detajet e fundit, pasi klubet ranë dakord të premten – transmeton Gazeta Express.

Fofana me Chelsean do të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2028.

“Blutë” do t’i paguajnë Leicester Cityt rreth 75 milionë funte për transferimin e mbrojtësit francez.

21-vjeçari në ditët në vazhdim do t’u nënshtrohet testeve mjekësore te skuadra londineze.

Edhe zyrtarizimi i marrëveshjes nga Chelsea pritet që të bëhet së shpejti. /Gazeta Express/

Të ngjashme