Munishi akoma veshë fanellën e Ibrakoviqit, ani pse u emërua që dy muaj trajner

Prishtinë | 07 Gus 2022 | 13:20 | Nga Ekonomia Online

Ismet Munishi e ka marrë detyrën e trajnerit të Prishtinës, gati që dy muaj, por po vazhdon ta veshë fanellën e paraardhësit të tij, Abdullah Ibrakoviq, me inicialet A.I.

Dje, Prishtina zhvilloi ndeshje miqësore me Llapin, ku kjo përballje përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.

Lojtari më i mirë në këtë  ndeshje ishte Gerhard Progni, i cili shënoi njëherë dhe asistoi një tjetër.

Kujtojmë, gjatë javës së ardhshme do të fillojë Superliga e Kosovës, që pritet të na dhurojë një stinor të zjarrtë.

Të ngjashme