Munishi: Drita e fortë në fushë dhe jashtë saj

Prishtinë | 03 Mar 2020 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi e ka vlerësuar Dritën si një skuadër të fortë dhe ka thënë se shpreson që referimi të jetë korrekt në përballjen e të mërkurës.

Ballkani kryeson renditjen e Superligës së Kosovës në futboll me 41 pikë pas 20 ndeshjeve, një më tepër se Drita që zë vendin e dytë.

“Ndeshje derbi me një skuadër të fortë në fushë dhe jashtë saj. Shpresojmë të jetë referimi i mirë. Drita ka pas një ditë më shumë pushim, por ne e kemi skuadrën më të re dhe rigjenerohemi më shpejt, kështu që jemi të barabartë në këtë aspekt”, ka thënë Munishi për Koha.net. 

Të ngjashme