Munishi fton “Plisat” për ndeshjen kundër Ballkanit, beson në fitore

Prishtinë | 03 Sht 2022 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi ka dalë me një video-mesazh për tifozët “Plisat” një ditë para ndeshjes kundër Ballkanit.

Prishtina do ta zhvillojë nesër ndeshjen e parë për këtë sezon në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku pritet interesim i jashtëzakonshëm nga tifozët e kryeqytetit.

Në video mesazhin e publikuar nga Munshi, ai bënë ftesë për mobilizim sa më të madh, teksa shpreson se fitorja do ti takojë atyre.

“Ftese per krejt plisat tone me na u bashkangjit neser ne lojen e pare vendas në stadionin e qytetit “Fadil Vokrri”, ku lujme kunder Ballkan-it te Suharekes. Mysafireve respekt neser, por me ndihmen e plisave e perkrahjen e krejt prishtinalive, 3-piket po mbesin ne KRYEQYTET kismet”, thuhet në mbishkrimin e videos.

Të ngjashme