Munishi: Lufta sapo ka filluar, Gjilani është kuqebardh

Prishtinë | 26 Sht 2021 | 20:59 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, i ka paralajmëruar kundërshtarët se triumfi i ekipit të tij kundër Dritës në derbin më të madh të futbollit kosovar është vetëm fillimi, duke thënë se qyteti i Gjilanit është kuqebardh.

Gjilani i Munishit e mposhti 2:0 Dritën në derbin e Anamoravës të dielën në Stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, duke ia shkaktuar humbjen e parë sezonale rivalit të qytetit.

Gerhard Progni dhe Shën Kelmendi shënuan nga një herë në pjesën e dytë në Stadiumin Fadil Vokrri për t’ia siguruar tri pikët e plota Gjilanit ndaj një Drite që luajti me 10 futbollistë në gjysmë orën e fundit të ndeshjes.

Kjo ishte fitorja e parë e Munishit në derbin e Anamoravës në tri ndeshje në karrierën e tij si trajner dhe e afron skuasdrën e tij më pranë kreut të tabelës në Superligë.

Të ngjashme