Munishi “shpërthen” në drejtim të gjyqtarëve pas humbjes nga Drita

Prishtinë | 20 Tet 2019 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi nuk është ndarë aspak i kënaqur nga humbja nga Drita, sidomos me ndarjen e drejtësisë.

Drita ka fituar me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Ballkanit në takimin derbi të javës së 10-të në Superligën e Kosovës.

Kjo humbje ka lënë shije të hidhur tek klubi nga Suhareka, pasi trajneri i tyre Munishi ka shpërthyer me akuza në drejtim të gjyqtarit kryesor.

“Po goli i parë sipas të gjitha gjasave është pozitë jashtë loje, kartoni i kuq i Turkut nuk ekziston, është karton i verdhë, por jo i kuq”, ka thënë fillimisht Munishi pas ndeshjes.

“Kërkojë sqarime për vendimet e gjyqtarit, menjëherë ndëshkohem, diçka nuk është në rregull”.

Ndërkohë, tekniku kryeqytetas foli edhe për lojën e skuadrës së tij, me të cilën gjithashtu nuk mbeti i kënaqur.

“Më pëlqeu loja në pjesën e dytë. Sot nuk ishte dita e disa lojtarëve, por referimi duhet te jetë më i mirë, sepse kjo s’është në rregull”, përfundoi trajneri i Ballkanit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme