Munishi tregon klubet evropiane të cilat paraqitën oferta për Dakun

Prishtinë | 11 Mar 2021 | 19:19 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi, ka dolur për ish-futbollistin e tij, Mirlind Daku.

Mirlind Daku është golashënuesi i Superligës së Kosovës me 25 gola, dhe Ismet Munishi ishte ai i cili e sjelli në klub sulmuesin e talentuar

Edhe pse nuk është më pjesë e Ballkanit, Munishi tregon se skuadra të mëdha evropiane kanë për qëllim nënshkrimin e Dakut.

Munishi ishte mysafir në emisionin “DIREKT”, dhe tregoi detaje nga ofertat për Mirlind Dakun.

“Mirlind Daku ka oferta nga Belgjika dhe Franca. Ky është kampionati i fundit që do ta shohim Dakun në Superligë”, tha ai

“Në Superiore janë klubet që po e kërkojnë, është edhe një ekip nga Polonia, por këto dyja mu dukën shumë atraktive dhe interesante. Mirlindi mund ta vazhdoje karrierën edhe në Osijek, por me një pagë marramendëse dhe kushte tjera”, përfundoi Ismet Munishi.

Të ngjashme