MUP-i nuk e lejon Kosovën të zhvillojë asnjë ndeshje në Serbi

Prishtinë | 23 Mar 2018 | 20:38 | Nga

Përfaqësuesja e hendbollit të Kosovës dhe Serbisë është dashur të takohen sot në Kolivolo, por për shkaqe sigurie nuk është lejuar të zhvillohet nga policia serbe.

Por, Ministria Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP) ka njoftuar se ndeshja e planifikuar për të shtunën mes Kosovës dhe Norvegjisë si dhe midis Kosovës dhe Sllovakisë të dielën, nuk do të luhen.

Ndeshja mes Serbisë dhe Kosovës në turneun kualifikues do të luhej të premten në ora 16:00 në Kovilovë, por ndeshja u anulua për arsye sigurie.

“Ministria e Brendshme përveç ndeshjes së sotme kualifikuese për juniorët në hendboll midis Serbisë dhe të Kosovës, nuk lejon të zhvillohen edhe ndeshjes mes Kosovës dhe Norvegjisë të shtunën dhe ndeshjen mes Sllovakisë dhe Kosovës të dielën”, thuhet në njoftimin e MUP-it, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë, Federata Evropiane e Hendbollit vendosi që Serbinë ta përjashtoj nga kualifikimet për botërorin për grupmoshat e reja.

“Vendimi për anulimin e ndeshjeve të përmendura është bërë për të shmangur çdo mundësi konflikti midis policëve të Ministrisë dhe qytetarëve tanë”, thuhet në deklaratë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme