Murati: Sporti në diasporë ruan identitetin kombëtar

Prishtinë | 21 Tet 2016 | 15:45 | Nga

Ministri i Diasporës, Valon Murati, priti anëtarët e ekipit futbollistik SC ”Drita-Kosova” nga Gjermania, fitues të Kupës së Diasporës për futboll.

Ministri Murati, pasi i përgëzoi anëtarët e këtij ekipi për angazhimin, sukseset dhe punën që bëjnë, tha se sporti është shumë i rëndësishëm, sepse nuk është vetëm një aktivitet i dobishëm fizik, por edhe një aktivitet social, ngase përmes tij mbahen lidhjet shoqërore dhe krijohen lidhje të reja,e që ndikon në zvogëlimin e rrezikutngaasimilimi.

“Për neve si ministri, po edhe si shtet është shumë e rëndësishme që ju organizoheni, takoheni mes vete dhe kështu e mbani gjallë frymën shqip dhe identitetin kombëtar shqiptar në diasporë. Ne do t’ju mbështesim dhe do t’i shikojmë të gjitha mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në të ardhmen,duke përfshirëedhe institucione të tjera”, theksoi ministri Murati.

Enver Musli-Ukaj, kryetar i klubit SC ”Drita-Kosova”, njëherësh nënkryetar i Federatës Shqiptare të Futbollit për Gjermani, tha se i janë shumë mirënjohës MeD-së për përkrahjen që u jep klubeve shqiptare në diasporë.

“Të gjithë lojtarët luajnë vullnetarisht dhe kjo na shtyn të punojmë edhe më shumë për t’u krijuar kushte sa më të mira”,  tha Ukaj.

Sipas tij, “Drita-Kosova” , përveç sportit, prezenton edhe kulturën shqiptare, në veçanti në vendin ku jetojnë. Ai theksoi se në kuadër të këtij ekipi funksionon edhe radioja në gjuhën shqipe, roli i së cilës është ta luftojë asimilimin e fëmijëve tanë.

Ky takim u realizua pas ndeshjes që ekipi i futbollit nga diaspora zhvilloi dje me fituesin e Kupës së Kosovës në futboll FC “Prishtina” për Kupën Diasporë-Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme