“Muri turk” siguron mbrojtjen e Liverpoolit

Prishtinë | 02 Shk 2021 | 11:27 | Nga Ekonomia Online

Synimet e klubit anglez, Liverpool, për ta mbrojtur titullin kampion në Premier Ligë, morën goditje të rëndë.

Tre mbrojtësit kryesor të skuadrës iu lënduan njëri pas tjetrës në pjesën e parë të sezonit. Madje, trajneri Jurgen Klopp, ka bërë të ditur se Virgil van Dijk, Joel Matip dhe Joe Gomez nuk do të luajnë fare këtë sezon.

Për t’i mbajtur gjallë shpresat për titull, drejtuesit e ekipit kanë blerë dy mbrojtës në afatin e transferimeve që u mbyll pas orës 00:00. Ozan Kabak, i njohur si “Muri turk” iu bashkua kampionëve të Anglisë në formë huazimi deri në fund të sezonit, por me mundësi blerje.

Qendërmbrojtësi turk shquhet për aftësitë e tij në mbrojtje sidomos për duelet në ajër me kundërshtarë, njofton Klan Kosova.

Për huazimin e turkut, drejtuesit e Liverpool kanë paguar 2 milionë euro në arkat e Schalke 04. E nëse lojtari i bindë me paraqitje të mirë deri në fund të sezonit, ekipi anglez e ka të drejtën e blerjes për 16 milionë euro. Lojtari tjetër që në ditën e fundit të afatit kalimtar, Liverpool e transferoi është futbollisti Ben Davies i ekipit të Preston. Anglezi i kushtoi të kuqve 2 milionë euro. Me këta dy lojtarë Liverpool synon t’i mbulojë hapësirat në mbrojtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme