Muric: Luajtëm futboll të hapur, nuk luhet ashtu me Anglinë

Prishtinë | 11 Sht 2019 | 00:34 | Nga Ekonomia Online

Arijanet Muric beson se Kosova nuk pati një plan të duhur, prandaj edhe u mposht nga Anglia në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020 të martën mbrëma.

Anglia e mundi Kosovën 5:3 në Southampton, duke e forcuar vendin e parë në Grupin A me pikë maksimale nga katër ndeshje.

Kosova e pësoi humbjen e parë pas plot dy vjetëve apo 15 ndeshjeve.

Kombëtarja dardane bie në pozitën e tretë në grup me një pikë më pak se Republika e Çekisë, pas humbjes ndaj anglezëve për të cilën përgjegjësinë e mori Challandes.

Portieri i Manchester City i huazuar në Nottingham, Muric i pësoi pesë gola edhe pse pati disa pritje të rëndësishme, përfshirë penalltinë e Harry Kane, beson se Kosova luajti shumë hapur, duke i lënë hapësira të mëdha anglezëve.

“Mendoj se plani i lojës nuk ishte më i miri. Luajtëm kundër njërit prej ekipeve më të forta, i cili na shënoi në kundërsulme. Ne tentuam të luanim futboll përpara gjë që ishte e rrezikshme. Krijuam shumë hapësira”, tha Muric pas ndeshjes.

Të ngjashme